Botë

Rusia pretendon se SHBA-ja, Britania e Ukraina qëndrojnë prapa sulmit në Moskë

Sulmi ne teatrin ne Moske ku u vrane afro 140 persona

Foto: Associated Press

Drejtori i Shërbimit Federal rus të Sigurisë (FSB), Alexander Bortnikov, ka thënë të martën se SHBA-ja, Britania dhe Ukraina qëndrojnë prapa sulmit të së premtes në Moskë, në të cilin mbetën të vdekur më shumë se 130 persona, ka raportuar agjencia e lajmeve “TASS”.

Ukraina i ka mohuar akuzat e Rusisë se kishte gisht në sulmin për të cilin morën përgjegjësinë militantët e Shtetit Islamik.

Shtetet perëndimore kanë thënë se inteligjenca e tyre tregon se Shteti Islamik ishte përgjegjës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë të hënën se sulmi terrorist është organizuar nga islamistët radikalë, mirëpo ka ripërsëritur se sulmuesit janë kapur duke tentuar që të iknin në Ukrainë.

Bortnikovi ka thënë po ashtu se numri i të përfshirëve në sulmin në sallën e koncertit mund të kalojë shifrën e 11.