Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia thotë se ka marrë nën kontroll një qytet në lindje të Ukrainës

Rusia

Foto: AP

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar të premten se forcat ushtarake ruse kanë depërtuar në qytetin e Toretskut që ndodhet në lindje të Ukrainës, raporton Reuters. 

“Si rezultat i operacioneve aktive sulmuese ... qyteti i Dzerzhinskut në Republikën Popullore të Donetskut u çlirua”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rusia e thërret këtë qytet sipas emrit të vjetër sovjetik Dzerzhynsk dhe thotë se rajoni lindor i Donetskut është tanimë pjesë e Rusisë, një narrativë të cilën Kievi zyrtar e kundërshton.

Rënia e pretenduar e Toretskut nga Rusia, nëse konfirmohet, do të avanconte përparimin e saj nëpër Donetsk, një ofensivë që i ka kushtuar Moskës rëndë në trupa dhe pajisje ushtarake.