Rusia ka thënë të hënën se ka pushtuar fshatin Levadne në jug të Ukrainës, raporton agjencia “AP”.
Levadne, që gjendet në rajonin e Zaporizhzhias, u kap nga rusët herët gjatë fillimit të pushtimit të plotë, më 24 shkurt 2022, por u rimor nga forcat ukrainase gjatë një kundërofensive në verën e vitit 2023.
Rusia është kryesisht duke u përqendruar në lindje të Ukrainës.
Zyrtarët ukrainas s’kanë bërë asnjë koment lidhur me kapjen e raportuar të Levadnes, megjithëse ishte vërejtur më parë se ushtria ruse po grumbullonte trupa atje.
Trupat ukrainase po përpiqen ta ndalin ofensivën Ruse, veçanërisht në rajonin e Donetskut.
Në fjalimin e tij të natës, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se ishte informuar për planet e Rusisë dhe ka akuzuar Korenë e Veriut se po e përkrah Moskën. Ukraina ka kërkuar më tepër ndihmë nga Perëndimi.
Ai ka thënë se do t’ua prezantojë planin e fitores së Ukrainës partnerëve evropianë.