Basketboll

Bashkimi e fiton derbin dramatik ndaj Yllit

Bashkimi

Kryendeshja e xhiros së 19-të në Superligën e Kosovës në basketboll i ka takuar skuadrës së Bashkimit.

Bashkimi të shtunën e fitoi derbin dramatik ndaj Golden Eagle Yllit me rezultatin 68:63. Ndeshja u zhvillua në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

Ylli e nisi më mirë ndeshjen duke e fituar çerekun e parë me dy pikë epërsi, 25:23.

Bashkimi reagoi duke e fituar çerekun e dytë, 17:14 dhe shkoi në pushim me një pikë epërsi, 40:39.

Skuadra nga Prizreni më pas i fitoi edhe dy çerekët e fundit me rezultatin e njëjtë 14:12.

Shannon Shorter u dallua te Bashkimi me 16 pikë, nëntë kërcime dhe gjashtë asistime.

U veçua edhe Kenny Wooten me dhjetë pikë dhe gjashtë kërcime.

Ndërsa lojë të mirë tek Ylli kishte Brandon Huffman me 11 pikë dhe 12 kërcime.

Bashkimi vazhdon të jetë në pozitën e dytë me 32 pikë. Lidere është Trepça me tri pikë më shumë.

Ylli renditet në pozitën e pestë me 27 pikë.