Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRusia thotë se konsullata e saj në Isfahan, Iran, ka pësuar dëme gjatë fundjavës si rezultat i sulmeve në zyrën e guvernatorit lokal që ndodhet aty pranë.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e përshkroi incidentin si një "shkelje flagrante" të së drejtës ndërkombëtare, por nuk ka akuzuar asnjë vend për këtë.
"Konflikti në Lindjen e Mesme vazhdon të përshkallëzohet, duke ndikuar drejtpërdrejt ose tërthorazi në interesat e një numri gjithnjë e në rritje të shteteve dhe civilëve të tyre", ka thënë ajo.
Nuk ka pasur viktima ose lëndime serioze, ka shtuar ajo.
SHBA-ja dhe Izraeli kanë intenifikuar këtë javë sulmet ndaj Iranit, teksa edhe Teherani zyrtar po vazhdon të godasë infrastrukturën jetike të rajonit.