Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ryanair paralajmëron kaos në aeroportet evropiane këtë verë

Kompania ajrore Ryanair

Kompania ajrore Ryanair dhe drejtuesja e Aeroportit të Berlinit kanë paralajmëruar për pengesa serioze në udhëtimet verore për shkak të sistemit të ri digjital të Bashkimit Evropian për kontrollin kufitar.

Ryanair ka deklaruar se familjet mund të përballen me kaos duke pritur në radhë dhe u ka bërë thirrje qeverive që ta shtyjnë zbatimin e sistemit deri pas përfundimit të sezonit të pushimeve verore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drejtoresha e Aeroportit të Berlinit, Aletta von Massenbach, ka thënë se shtetasit e vendeve jashtë Bashkimit Evropian po presin deri në dy orë në radhë për shkak të sistemit të ri, duke paralajmëruar se një situatë e tillë “nuk është e përballueshme gjatë verës”.

Sipas Sistemit të Hyrje-Daljes (EES) të Bashkimit Evropian, udhëtarët nga vendet jashtë bllokut duhet të regjistrojnë të dhënat e tyre biometrike kur hyjnë në shumicën e vendeve evropiane, ndërsa këto të dhëna verifikohen kur ata largohen. Komisioni Evropian ka bërë të ditur se është i gatshëm të ofrojë mbështetje shtesë për zbatimin e sistemit.

Von Massenbach i tha programit “Today” të BBC-së se, një nga terminalet e Aeroportit të Berlinit ku operojnë Ryanair dhe Wizz Air, koha e pritjes varion nga një deri  në dy orë.

Sipas Ryanairit, aeroporte si Tenerife South, Palma, Alicante, Malaga, Milano Bergamo, Krakovi dhe Paris Beauvais po përballen me ndërprerje dhe vonesa të konsiderueshme.

Javën e kaluar, drejtuesi i organizatës që përfaqëson aeroportet evropiane deklaroi se shqetësimet lidhur me zbatimin e sistemit EES po e lënë atë dhe drejtues të tjerë të industrisë pa gjumë.