Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka kërkuar të mërkurën më shumë mbështetje për Izraelin dhe dëpërshkallëzim ndërmjet Iranit dhe Izraelit.
Scholzi ka folur me të arritur në samitin e BE-së në Bruksel, nga vizita e tij në Kinë, raporton AP.
Tensionet në Lindjen e Mesme dhe vazhdimi i luftës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës kryesojnë agjendën e liderëve të Bashkimit Evropian në samitin e tyre.
Ndërsa sulmi i paprecedentë i javës së kaluar nga Irani ndaj Izraelit rriti tensionet rajonale dhe ngriti frikën e një lufte më të gjerë, udhëheqësit e BE-së do t'u bëjnë thirrje "të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale dhe të përmbahen nga çdo veprim që mund të rrisë tensionet në rajon", sipas një drafti të konkluzioneve të samitit të tyre.
BE-ja do të shqyrtojë gjithashtu sanksionimin e mëtejshëm të Iranit.
Lufta dyvjeçare e Rusisë në Ukrainë është gjithashtu në rendin e ditës të mërkurën, me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky që pritet t'i drejtohet takimit nga distanca.