Botë

Senati amerikan miraton një projektligj që mund të qojë në rihapjen e qeverisë

Senati amerikan

Senati i SHBA-së ka miratuar të dielën një masë që synon rihapjen e qeverisë federale dhe përfundimin e mbylljes 40-ditore që ka shkaktuar pengesa në shumë fusha.

Në një votim procedural, senatorët kaluan një projektligj të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve, i cili do të ndryshohet për të financuar qeverinë deri më 30 janar, dhe përfshin një paketë prej tre projektligjesh për ndarjet vjetore, raporton Reuters.

Nëse Senati përfundimisht miraton masën e ndryshuar, ajo duhet të miratohet nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe t'i dërgohet presidentit Donald Trump për nënshkrim, një proces që mund të zgjasë disa ditë.

Sipas një marrëveshjeje të arritur me disa demokratë që kundërshtuan udhëheqjen e partisë së tyre, republikanët ranë dakord të votonin në dhjetor për zgjatjen e subvencioneve sipas Aktit të Kujdesit

Shëndetësor të Përballueshëm. Subvencionet ndihmojnë amerikanët me të ardhura të ulëta të paguajnë për sigurim shëndetësor privat.

Vota për të avancuar projektligjin u miratua me një diferencë prej 60-40, minimumi i nevojshëm për të kapërcyer një pengesë të Senatit

“Duket sikur po i afrohemi shumë fundit të mbylljes së qeverisë”, u ka thënë Trumpi gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë para votimit.

Projektligji do t’i ndalonte agjencitë federale të pushonin nga puna punonjësit deri më 30 janar, një fitore për sindikatat federale të punëtorëve dhe aleatët e tyre. Do të pengonte fushatën e Trumpit për të zvogëluar fuqinë punëtore federale.

Rreth 2.2 milionë civilë punonin për qeverinë federale në fillim të mandatit të dytë të Trumpit, sipas të dhënave federale. Të paktën 300,000 punonjës pritet të largohen nga qeveria deri në fund të këtij viti për shkak të përpjekjeve të Trump për zvogëlimin e qeverisë.