Botë

SHBA-ja arreston të dyshuarin për sulmin ndaj konsullatës në Libi më 2012

Zubayr al-Bakoush

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kan[ arrestuar të dyshuarin për sulmin e vitit 2012 ndaj konsullatës amerikane në Benghazi të Libisë. Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi ka njoftuar se Zubayr al-Bakoush është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara dhe do të përballet me akuza për vrasje, arrestim dhe terrorizëm.

Katër pjesëtar të personelit amerikan në mesin e tyre edhe ambasadori amerikan, Chris Stevens u vranë në sulmin e 11 shtatorit 2012, i cili fillimisht u mendua të ishte një reagim spontan ndaj protestave, por më vonë u identifikua si një sulm i qëllimshëm i kryer nga ekstremistë, disa prej të cilëve ishin të lidhur me grupe të lidhura me al-Kaedën.

Al-Bakoush është personi i tretë që përballet me akuza penale për sulmin. Ndërsa i dyshuar i katërti, u vra në një sulm ajror në Irak në vitin 2015.