Botë

SHBA-ja dhe Britania pritet të shpallin sot uljen e tarifave

donald trump

Foto: Associated Press

SHBA-ka dhe Britania e Madhe pritet të shpallin sot një marrëveshje për të ulur tarifat.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka kërkuar një marrëveshje për uljen e tarifave që kur presidenti

Trump ka vendosur tarifa ndaj pothuajse çdo vendi në botë muajin e kaluar.

"Konferenca e madhe e lajmeve nesër në mëngjes në orën 10:00, Zyra Ovale, në lidhje me një marrëveshje kryesore tregtare me përfaqësuesit e një vendi të madh dhe të respektuar shumë. I pari nga shumë të tjerë”, ka shkruar Trump në Truth Social. 

Trumpi konfirmon marrëveshjen tregtare me Britaninë

2 o. më parë / 8 maj 2025 12:20
donald trump

Photo: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar të enjten një marrëveshje tregtare midis Britanisë së Madhe dhe SHBA-së, duke thënë se marrëveshja është "e plotë dhe gjithëpërfshirëse".

“Marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar është një marrëveshje e plotë dhe gjithëpërfshirëse që do të çimentojë marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar për shumë vite në vijim”, ka shkruar Trump në rrjetin e tij social “Truth Social”.

Ai ka shtuar se është nder i madh për të që njofton marrëveshjen e parë tregtare me Mbretërinë e Bashkuar, shkak të historisë dhe besnikërisë së gjatë mes dy vendeve.

Trumpi ka thënë se shumë marrëveshje të tjera, të cilat janë në faza serioze të negociatave do të bëhen të ditura së shpejti.