Botë

SHBA-ja ia anulon vizën presidentit kolumbian gjatë vizitës në OKB

Gustavo Petro

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se kanë anuluar vizën e Presidentit të Kolumbisë, Gustavo Petro. Vendimi u bazua në veprimet nxitëse të udhëheqësit të majtë gjatë një proteste pro-palestineze në rrugë në Nju Jork, shtoi Departamenti i Shtetit.

Petro menjëherë në orët e mbrëmjes së të premtes ishte nisur për në Bogota nga New Yorku. Më parë gjatë javës, në një intervistë për BBC-në, Petro i krahasoi sulmet ajrore të administratës Trump ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge në Detin e Karaibeve akt tiranie. 

Në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Petro ndau një video të tij duke folur spanjisht me një turmë të madhe përmes një megafoni. Ai u bëri thirrje shteteve të kontribuojnë me ushtarë për një ushtri "më të madhe se ajo e Shteteve të Bashkuara". Ai po ashtu u kërkoi ushtarëve amerikan që të mos i binden urdhrave të Trumpit.