Botë

SHBA-ja ka dështuar me sulmet mbi Iranin, thotë Khamenei

Avionet B-2

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka thënë në fjalimin e tij të parë që nga arritja e armëpushimit Izrael-Iran se SHBA-ja ka “dështuar të arrijë ndonjë gjë domethënëse" duke sulmuar objektet bërthamore të Iranit.

Ai ka thënë se presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka bërë një përshkrim "jashtëzakonisht të ekzagjeruar" të asaj që ka ndodhur.

“Ishte e qartë se ai duhej ta bënte këtë”, ka thënë Khamenei, duke shtuar se kushdo që dëgjonte mund të kuptonte se SHBA-ja po i ekzagjeronin gjërat për të shtrembëruar të vërtetën.

“Ne sulmuam një nga bazat kryesore të SHBA-së në rajon, dhe ata u përpoqën ta minimizonin këtë”, ka thënë Khamenei. 

Sipas tij, populli iranian demonstroi unitetin e tij teksa ka hedhur poshtë pretendimet e Trumpit i cili bënte thirrje për dorëzim. 

"Për një vend dhe komb të madh si Irani, vetëm përmendja e dorëzimit është një fyerje", ka shtuar Khamenei.

Lexo përditësimet tjera
John Ratcliffe

CIA: Sulmet amerikane dëmtuan rëndë objektet bërthamore të Iranit

Kreu i CIA-s, John Ratcliffe ka thënë se sulmet amerikane "dëmtuan rëndë" objektet bërthamore të Iranit...