SHBA-ja nisi një valë sulmesh kundër Iranit për natën e gjashtë radhazi, njoftoi ushtria e saj, ndërsa të dy palët luftojnë për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit.
Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) njoftoi se sulmet kishin për qëllim "të degradonin më tej aftësitë ushtarake iraniane".
Në një përshkallëzim të dukshëm, media shtetërore e Iranit raportoi se SHBA kishte goditur infrastrukturën civile, duke përfshirë ura, një stacion treni dhe një aeroport, raportoi BBC.
Raketat amerikane goditën gjithashtu afër ishullit Qeshm, pranë ngushticës, si dhe në Bandar Abbas dhe Bushehr - vendi i një termocentrali bërthamor.
Centcom nuk përmendi urat në listën e saj të "dhjetëra objektivave ushtarake iraniane" që goditi në raundin e fundit të sulmeve, i cili përfundoi në orët e para të së premtes.
Edhe
SHBA-ja vazhdon sulmet ndaj Iranit
Thuhej se avionët, dronët dhe anijet kishin sulmuar "vendet e mbikëqyrjes bregdetare dhe mbrojtjes ajrore, infrastrukturën logjistike ushtarake dhe kapacitetet detare".
Më parë këtë javë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump kërcënoi të godiste urat dhe termocentralet e Iranit nëse vendi nuk do të kthehej në bisedime.