Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Blenë gjësende më kartelën që e gjetën, lirohen në procedurë të rregullt

Kartela bankare

Foto ilustrim

Dy persona në Mitrovicë të Veriut janë intervistuar si të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

Ata gjatë intervistimit e kanë pranuar se kanë gjetur një kartelë bankare dhe me të kanë kryer blerje në vlerë të 200 eurove. 

“Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se i ka humbur kartela e saj bankare dhe përmes saj ishin bërë disa blerje. Njësitë policore pas hetimit kanë identifikuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët gjatë intervistimit e kanë pranuar se e kanë gjetur kartelën në fjalë dhe përmes saj kanë bërë blerje të gjësendeve në vlerë rreth 200 €”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. 

Në konsultim me prokurorin thuhet se është iniciuar rasti dhe pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.