Botë

SHBA-ja nuk e vë në dyshim raportin evropian për Navalnyn, thotë Rubio

Marco Rubio

Foto: Associated Press

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, e ka quajtur të dielën "shqetësues" një raport nga pesë aleatë evropianë që fajësojnë Rusinë për vrasjen e kritikut të ndjerë të Kremlinit, Alexei Navalny, duke përdorur toksinë nga bretkosat helmuese.

Gjatë qëndrimit të tij të dielën në Sllovaki, Rubio ka thënë se Uashingtoni nuk kishte arsye ta vinte në dyshim raportin.

"Ne padyshim jemi në dijeni të raportit. Është një raport shqetësues. Ne jemi në dijeni të rastit tëNavalnyt dhe sigurisht... nuk kemi asnjë arsye ta vëmë në dyshim. Ne nuk po e kundërshtojmë. Por ishte raporti i tyre dhe ata e nxorën atë", ka thënë Rubio, duke folur në një konferencë shtypi bashkë me kryeministrin sllovak në Bratisllavë, Robert Fico.