Një hetim preliminar ushtarak i SHBA-së ka përcaktuar se Washingtoni ishte përgjegjës për sulmin vdekjeprurës me raketë Tomahaëk ndaj një shkolle fillore në Iran në muajin shkurt, nga i cili u vranë dhjetëra fëmijë.
Sipas “The New York Times”, duke cituar zyrtarë amerikanë dhe persona të tjerë të njohur me gjetjet fillestare, hetimi ka përfunduar se sulmi i 28 shkurtit ndaj ndërtesës së shkollës fillore Shajarah Tayyebeh ishte rezultat i një gabimi në përcaktimin e objektivit nga planifikuesit ushtarakë amerikanë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyrtarët iranianë kanë thënë se të paktën 175 persona u vranë nga sulmi, shumica prej tyre fëmijë, duke e bërë këtë një nga sulmet më të rënda dhe tronditëse amerikane që ka shkaktuar viktima civile në kujtesën e kohëve të fundit.
Gjetjet duket se konfirmojnë pretendimet e Iranit, i cili kishte publikuar pamje të goditjes me raketë amerikane dhe fragmente të pjesëve të raketës të prodhuara në SHBA, pavarësisht përpjekjeve të presidentit Donald Trump për të sugjeruar se ishte Irani që e kishte goditur ndërtesën.
Hetimi – i cili ende nuk ka përfunduar – ka zbuluar se oficerët në Komandën Qendrore të SHBA-së krijuan koordinatat e objektivit për sulmin duke përdorur të dhëna të vjetruara të siguruara nga Agjencia e Inteligjencës.
Megjithëse analiza të pavarura të sulmit kishin treguar fuqishëm për përgjegjësinë amerikane, administrata e Trumpit ka vazhduar me një politikë shmangieje rreth sulmit që goditi shkollën në qytetin Minab, pranë ndërtesave të përdorura nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit, konkretisht forcat detare të saj.
Të shtunën, Trumpi deklaroi se Irani ishte përgjegjës për bombardimin e shkollës.
“Sipas mendimit tim, bazuar në atë që kam parë, këtë e ka bërë Irani… Ata janë shumë të pasaktë, siç e dini, me municionet e tyre. Nuk kanë fare saktësi. Është bërë nga Irani”, tha presidenti, pa paraqitur asnjë provë për këtë pretendim.
Ky pretendim nuk është përsëritur nga zëdhënësit e ushtrisë amerikane, të cilët kanë thënë vetëm se po e hetojnë bombardimin.
Një zyrtar i Komandës Qendrore të ushtrisë amerikane tha: “Do të ishte e papërshtatshme të komentojmë duke qenë se incidenti është ende nën hetim.”
Pamjet e vjetra satelitore tregojnë se ndërtesa e shkollës dikur kishte qenë pjesë e kompleksit më të gjerë të Gardës, por ka qenë e ndarë me mur nga kazermat për të paktën nëntë vjet. Ajo kishte edhe shenja të qarta vizuale që tregojnë se ishte institucion arsimor, përfshirë murale shumëngjyrëshe dhe fusha të vogla sportive, të cilat shihen edhe në disa imazhe satelitore.
Nuk ka asnjë tregues se shkolla ishte përdorur për qëllime ushtarake në kohën e sulmit. Megjithatë, vendndodhja e saj pranë bazës së Gardës mund të shpjegojë pse SHBA-ja ose Izraeli mund të kenë zgjedhur objektiva në atë zonë.