Të paktën shtatë alpinistë – pesë të huaj dhe dy nepalezë – kanë vdekur pasi u goditën nga një ortek në një majë të Himalajeve në verilindje të Nepalit, njoftoi agjencia e ekspeditave Seven Summit Treks.
Ngjarja ndodhi të hënën në një kamp të malit Yalung Ri, në distriktin Dolakha, raporton BBC.
Ekipet e shpëtimit kanë gjetur dy trupa, ndërsa po kërkojnë për pesë të tjerë që mendohet se janë ngujuar nën borë. Tetë persona të tjerë janë shpëtuar dhe ndodhen në kryeqytetin Katmandu, ku po marrin trajtim mjekësor për plagët e tyre.
Të gjithë këta alpinistë ishin pjesë e një grupi që kishte nisur ngjitjen rreth një orë para se orteku të binte, ka njoftuar shefi i policisë së distriktit.
Mes viktimave janë dy italianë, një kanadez, një gjerman, një francez dhe dy nepalezë që punonin si ciceronë.