Botë

Shtetet arabe për herë të parë i bëjnë thirrje Hamasit që të çarmatoset

hamas

Foto: Getty

Shtetet arabe dhe myslimane, përfshirë Katarin, Arabinë Saudite dhe Egjiptin, i kanë bërë thirrje të përbashkët për herë të parë Hamasit që të çarmatoset dhe të largohet nga pushteti në Rripin e Gazës.

22 anëtarët e Ligës Arabe, Bashkimi Evropian dhe 17 shtete të tjera e kanë mbështetur deklaratës e nënshkruar në një konferencë të Kombeve të Bashkuara të martën.

Takimi u mbajt në New York dhe kishte në qendër luftën në Gaza dhe përpjekjen për paqe, raportoi CNN. 

“Qeverisja, zbatimi i ligjit dhe siguria në të gjithë territorin palestinez duhet të jenë tërësisht nën autoritetin palestinez, me mbështetjen e duhur ndërkombëtare”, thuhet në dokumentin e përbashkët, duke shtuar se “në kontekstin e përfundimit të luftës në Gaza, Hamasi duhet t’i japë fund sundimit në Gaza dhe t’ia dorëzojë armët Autoritetit Palestinez”.

Në tekst po ashtu dënohej sulmi i 7 tetorit nga Hamasi në Izrael.