Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka shtyrë votimin e rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë që duhej të votohej më 2 maj, ka konfirmuar ambasadori i Bosnjë-Hercegovinës në OKB, Zlatko Lagumxhia.
Ai ka shtuar se teksti do të dërgohet për rishikim, në rast se vendet anëtare kanë ndonjë propozim tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo është hera e dytë që shtyhet votimi, raportuan mediat boshnjake.
“Asambleja e Përgjithshme sigurisht do të jetë pas 6 majit, në varësi të orarit të seancave. Në këtë vendim mori pjesë edhe misioni i Bosnjë-Hercegovinës në OKB, duke thënë se ata kanë nevojë për kohë ose që të jenë më ta gatshëm për ta kuptuar më mirë”, ka deklaruar ai.
Rezoluta për Srebrenicën është iniciuar që 11 korrikut të shpallet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës në vitin 1995.
22 shtete kanë qenë pro sponsorizimit të kësaj rezolute, prej tyre Shqipëria, SHBA-ja, Britania e Madhe, Kanadaja, Kili, Finlanda, Franca Gjermania, Italia, Jordania, Lituania e të tjera.