Një kompani e sigurimit që shet skanerë me inteligjencë artificiale për zbulim të armëve në shkolla, është duke u përballur me pyetje të reja rreth kësaj teknologjie pasi një student është therur me thikë pas dështimit të këtij sistemi.
Në festën e Hallowenit vitin e kaluar, një student i quajtur Ehni Ler Htoo ishte duke ecur në korridorin e shkollës së tij në Utica në New York, kur një tjetër student e kishte goditur nga prapa me thikë.
Avokati i viktimës ka thënë se 18-vjeçari është goditur disa herë në kohë, qafë, fytyrë, krahë, shpinë dhe duar.
Thika e përdorur hyri brena shkollës në mesin e shumë armëve tjera të cilat u zbuluan nga sistemi i quajtur Evolv Technology.
Evolv Technology është një firmë e sigurimit që dëshiron t’i zëvendësojë detektorët tradicionalë të identifikimit të metalit me skanerë me inteligjencë artificiale.
Në vend të vetëm zbulimit të metalit, Evolv thotë se skaneri “kombinon senzorë të fuqishëm teknologjikë me inteligjencë artificiale” për të zbuluar armët.
Kur sistemi identifikon armët si thika, bomba apo armët e tjera, ndezët një alarm.
Kompania ka thënë se sistemi është me siguri të lartë dhe ndihmon të krijohet “zonë e lirë nga armët”.
Shefi ekzekutiv i kompanisë, Peter George ka thënë se sistemi ka pajisje që zbulojnë të gjitha llojet e armëve.
Sistemi përdoret në stadiume në SHBA dhe zonën e Manchesterit në Britani.
Përveç kësaj kompania është zgjeruar edhe në shkolla dhe tash deklaron se është e pranishme në qindra shkolla të SHBA-së.