Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer i ka thënë udhëheqësit kinez, Xi Jinping se është "jetike" që Mbretëria e Bashkuar dhe Kina të ndërtojnë një "marrëdhënie më të sofistikuar".
Gjatë bisedimeve ndërmjet dy liderëve në Pekin, Xi ka thënë se ka pasur "ndryshime dhe kthesa" në lidhjet Kinë-Mbretëri e Bashkuar, por angazhimi drejt tyrë është "i pashmangshëm".
Starmer ka arritur të mërkurën për një vizitë tre-ditore në Kinë - e para nga një kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar që nga viti 2018.
Ai është planifikuar të vizitojë Qytetin e Ndaluar dhe të jetë dëshmitar i nënshkrimit të marrëveshjeve së bashku me kryeministrin kinez, Li Qiang.
Forcimi i marrëdhënieve ndërmjet disa vendeve të Perëndimit dhe Kinës po bëhet në një kohë kur tensionet me SHBA-në po shtohen.
Qytetarët britanikë do të mund të udhëtojnë në Kinë pa viza
Qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar do të mund të udhëtojnë pa viza në Kinë për qëndrime nën 30 ditë, ka njoftuar kryeministri britanik, Keir Starmer, gjatë një vizite në Pekin.
Ndryshimi e sjell Mbretërinë e Bashkuar në përputhje me vendet si Franca, Gjermania, Italia, Australia dhe Japonia.
"Bizneset kanë kërkuar mënyra për të rritur gjurmët e tyre në Kinë”, ka deklaruar Starmer me këtë rast.
Kryeministri ka thënë të enjten, gjatë një vizitë tre-ditore në Kinë dhe pas një takimi me udhëheqësin kinez, Xi Jinping, se marrëdhënia midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Kinës është në një "pozicion të mirë dhe të fortë".
Xi ka shtuar se “ka pasur kthesa" në lidhjet Kinë-Mbretëri e Bashkuar, por se angazhimi mes dy vendeve është "i pashmangshëm"
Ndërkohë, gjiganti farmaceutik AstraZeneca, me seli në Mbretërinë e Bashkuar, ka njoftuar një investim prej 15 miliardë dollarësh në Kinë.