Kryeministri britanik, Keir Starmer, u zotua të martën se nuk do të largohet kurrë nga puna e tij për të ndryshuar Britaninë, duke hedhur poshtë kërkesën nga udhëheqësi i Partisë Laburiste në Skoci dhe figura të tjera në parti që i kanë bërë thirrje të japë dorëheqjen.
Nën presion për shkak të emërimit të Peter Mandelsonit si ambasador në Uashington i cili doli të kishte lidhje të ngushta me të dënuarin për abuzim seksual në SHBA, Jeffrey Epstein, Starmer u përballë me një sfidë ndaj autoritetit të tij, pas dorëheqjes së shefit të stafit dhe drejtorit të zyrës së komunikimit të tij.
Ai ka shfrytëzuar një vizitë në një qendër komunitare në Anglinë jugore për të treguar se karriera e tij politike ishte gjithçka tjetër përveçse e vdekur, një ditë pas sfidës më të madhe ndaj autoritetit të tij kur udhëheqësi skocez, Anas Sarëar i bëri thirrje të jepte dorëheqjen.
"Unë kurrë nuk do të largohem nga mandati që më është dhënë për të ndryshuar këtë vend”, i ka thënë Starmer një audience.
"Unë kurrë nuk do të largohem nga njerëzit për të cilët jam i ngarkuar të luftoj dhe kurrë nuk do të largohem nga vendi që dua”, ka shtuar Starmer.
Kriza për qeverinë e Starmerit filloi ditë më parë për shkak se i emëruari nga ai për ambasador në SHBA, Peter Mandelson, doli që kishte lidhje me Epstein.
Ai madje dyshohet se i kishte ofruar Epsteinit informacione konfidenciale tregtare.