Botë

Sulm masiv i Rusisë mbi Kiev

ukraina

Foto: Associated Press

Katër persona janë vrarë nga sulmi masiv i Rusisë në Kiev të premten, kanë thënë autoritetet ukrainase.

Të paktën 27 persona kanë pësuar lëndime ndërsa ekipet emergjente u janë përgjigjur disa sulmeve, ka thënë kreu i administratës ushtarake në Kiev, Tymur Tkachenko. Të paktën 430 dronë dhe 18 raketa u përdorën në sulm.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se sulmi kishte cak Kievin.

“Një sulm i kalkuluar posaçërisht për të shkaktuar sa më shumë dëm në civilë”, ka thënë ai.

15 persona u dërguan në spital, përfshirë një në gjendje kritike dhe një shtatzënë, raportoi AP. 

Është lëshuar paralajmërim edhe për mundësi të ndërprerjes së energjisë elektrike.

 

Ndërkohë, porti rus i Novorossiysk u godit gjatë natës. Zjarri shpërtheu në rafinerinë kryesore të naftës Sheskharis. Si dhe një anije e blloqe apartamentesh u goditën.

Guvernatori i Krasnodarit, Veniamin Kondratyev, ka thënë se tre anëtarë ekuipazhi dhe një civil u lënduan në sulmin që dëmtoi depot e naftës.

Majori Andrei Kravchenko ka shpallur gjendje emergjente, teksa Reuters raportoi se eksportet e naftës janë ndalur.

Forca Ajrore ukrainasë ka paralajmëruar se dronë dhe bomba kanë shënjestruar disa rajone, përfshirë Sumyn.