Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë

policia

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë që thuhet se ka ndodhur në Mitrovicë të Jugut. 

“Më 12.07.2026 është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raportin policor. 

Lidhur me rastin me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.