Të paktën persona janë vrarë dhe rreth 30 të tjerë janë plagosur, pasi një sulmues vetëvrasës hodhi veten në erë jashtë një stadiumi të martën në mbrëmje, në Pakistanin jugperëndimor.
Sulmi ndodhi në afërsi të një stadiumi në periferi të Quettas të Balochistanit dhe në kohën kur mështetës së partisë nacionaliste po largoheshin nga një tubim.
Sipas shërbimit policor disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike, raporton AP.
Udhëheqësi i Partisë Kombëtare të Balochistanit, Akhtar Mengal, mbeti i padëmtuar në sulm, por disa nga mbështetësit e tij ishin në mesin e të vdekurve dhe të plagosurve, tha oficeri i lartë i policisë Usama Ameen.
Tubimi u mbajt për të shënuar përvjetorin e vdekjes së Sardar Ataullah Mengal, një udhëheqës veteran nacionalist dhe ish-kryeministër provincial.
Mengal është një kritik i zëshëm i qeverisë dhe shpesh mban tubime për të kërkuar lirimin e nacionalistëve të zhdukur të Balochistanit.
Kryeministri i Balochistanit, Sarfraz Bugti, e dënoi bombardimin si një "akt frikacak të armiqve të njerëzimit", duke urdhëruar kujdesin më të mirë të mundshëm mjekësor për të plagosurit dhe një hetim të nivelit të lartë për të sjellë autorët para drejtësisë.
Në Islamabad, Ministri i Brendshëm, Mohsin Naqvi, gjithashtu e denoncoi sulmin, duke fajësuar "terroristët e mbështetur nga India dhe lehtësuesit e tyre" për përpjekjen për të destabilizuar vendin duke synuar civilët.
Qeveria e Pakistanit dhe Bugti në muajt e fundit e kanë akuzuar shpesh Indinë për mbështetjen si të talebanëve pakistanezë ashtu edhe të separatistëve të Balochistanit, një akuzë që New Delhi e mohon.