Avionë polakë dhe aleatë janë ngritur herët të mërkurën në ajër për të siguruar hapësirën ajrore polake, pasi Rusia nisi sulme ajrore që synonin Ukrainën perëndimore pranë kufirit me Poloninë, kanë thënë forcat e armatosura të vendit anëtar të NATO-s.
“Çifte avionësh luftarakë me reagim të shpejtë dhe një avion paralajmërues i hershëm janë ngritur në ajër, dhe sistemet e mbrojtjes ajrore tokësore dhe të mbikëqyrjes me radar kanë arritur gjendjen më të lartë të gatishmërisë", ka thënë komanda operative në një postim në X.
Rumania po ka ngritur në ajër avionë luftarakë të mërkurën kur një dron shkeli hapësirën e saj ajrore, gjatë një sulmi rus ndaj infrastrukturës ukrainase pranë kufirit, ka njoftuar ministria rumune e Mbrojtjes.
Shteti i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, i cili ndan një kufi prej 650 km me Ukrainën, ka parë fragmente të dronëve rusë të rënë në territorin e saj në mënyrë të përsëritur, ndërsa Moska sulmon infrastrukturën portuale ukrainase përtej lumit Danub nga Rumania.
Ministria ka thënë se radari fillimisht kapi sinjalin e një droni 8 km brenda hapësirës ajrore kombëtare pranë fshatrave Periprava dhe Chilia Veche në Qarkun Tulcea.
Ministria ka shtuar se Rumania ka ngritur në ajër dy Eurofighter - pjesë e misioneve gjermane të policimit ajror në Rumani, dhe më vonë dy avionë luftarakë rumunë F-16 dhe paralajmëroi qytetarët në qarqet juglindore të Tulcea dhe Galati të strehoheshin.
Fëmijë, në mesin e 25 të vrarëve nga sulmi më vdekjeprurës rus në perëndim të Ukrainës
Të paktën 25 persona janë vrarë, përfshirë tre fëmijë, nga një sulm rus me dron dhe raketa në qytetin perëndimor të Ternopilit, i cili goditi dy blloqe apartamentesh, kanë thënë zyrtarët ukrainas.
73 persona të tjerë janë plagosur, 15 prej të cilëve fëmijë, ka njoftuar policia, në një nga sulmet më vdekjeprurëse ruse në Ukrainën perëndimore që nga fillimi i luftës në shkallë të plotë, në shkurt 2022.
Dy rajone të tjera perëndimore janë goditur po ashtu, Lviv dhe Ivano-Frankivsk, dhe një sulm me dron ka shënjestruar tre rrethe të qytetit verior të Kharkivit, duke plagosur më shumë se 30 persona. Fotot e postuara në internet treguan ndërtesa dhe vetura në flakë.
Ndërprerjet e energjisë elektrike kanë prekur një numër rajonesh në të gjithë vendin, ka bërë të ditur ministria e Energjisë e Ukrainës.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia ka sulmuar me më shumë se 470 dronë dhe 47 raketa, duke lënë "shkatërrim të konsiderueshëm". Ai ka paralajmëruar se njerëzit mund të kenë mbetur të bllokuar nën rrënojat në Ternopil.
Një video e ndarë nga Zelensky tregoi se një nga dy blloqet e apartamenteve të goditura në Ternopil ishte shembur plotësisht.
Across many of our regions, work is underway to address the aftermath of Russia’s attack. It is confirmed that Russia launched more than 470 attack drones and 48 missiles of various types against Ukraine overnight – one ballistic and the rest cruise missiles.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) November 19, 2025
In Ternopil,… pic.twitter.com/EwQmc6Nv1S
Si pasojë e sulmeve në perëndim të Ukrainës, Polonia dhe Rumania kanë ngritur në ajër avionët e tyre luftarakë të mërkurën.
Nëntë të vdekur nga sulmet ruse në Ukrainë, thotë Zelensky
Të paktën nëntë persona janë vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë gjatë natës të së martës, ka bërë të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Rusia ka lëshuar më shumë se 470 dronë dhe 47 raketa në "sulmin e paturpshëm", ka shkruar Zelensky në një postim në Telegram.
Tri lagje të qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, kianë goditur nga një sulm masiv me dronë i cili plagosi më shumë se 30 persona, përfshirë fëmijë.
Fotot e postuara në internet treguan ndërtesa dhe vetura në flakë.
Ndërprerjet e energjisë elektrike po prekin një numër rajonesh në të gjithë vendin, ka njoftuar ministria e Energjisë e Ukrainës.
Si pasojë e sulmeve të fundit ruse të cilat kanë synuar edhe pjesën perëndimore të Ukrainës, Polonia dhe Rumania kanë njoftuar se kanë ngritur në ajër avionët e tyre luftarakë.