Botë

Sulmohet flota ndërkombëtare me ndihma për palestinezët

Gaza

Aktivistët ndërkombëtarë që po marrin pjesë në një flotë anijesh të vogla që synojnë të thyejnë bllokadën izraelite të Gazës kanë thënë se disa nga anijet e tyre u sulmuan nga dronë gjatë natës, ndërsa lundronin në ujërat ndërkombëtare në jug të Greqisë.

Aktivistë të Globale Sumud thanë se u sulmua gjatë natës nga dronë të paidentifikuar dhe bllokime komunikimi. 

Ata thanë se të paktën 13 shpërthime u dëgjuan në dhe përreth disa anijeve të flotës, ndërsa dronë ose avionë hodhën objekte të paidentifikuara në të paktën 10 anije.

Nuk u raportuan viktima, por pati dëme në anije. Aktivistët postuan një video të shkurtër në llogarinë e mediave sociale të flotës që tregon atë që dukej të ishte një shpërthim në ose afër njërës prej anijeve. 

Roja bregdetare e Greqisë nuk raportoi asnjë thirrje për ndihmë, raporton AP.

Flota, e përbërë nga dhjetëra anije nga disa vende, po mban një sasi simbolike ndihme humanitare, duke përfshirë ushqim dhe ilaçe, për palestinezët në Gazë.

Ministria e Jashtme Izraelite i ka akuzuar organizatorët se janë të lidhur me Hamasin dhe thotë se ka propozuar që aktivistët të shkarkojnë ndihmën e tyre në portin izraelit të Ashkelonit që ajo ta transportonte më pas në Gazë.

Aktivistët kanë  raportuar disa sulme që kur u nis nga Spanja më 1 shtator, përfshirë dy derisa disa nga anijet e saj ishin në ujërat tuniziane.