Të pasurit më të mëdhenj të botës mund të kenë fshehur deri në 3.55 trilionë dollarë nga autoritetet tatimore, sipas vlerësimeve të Oxfam-it.
Organizata globale që lufton pabarazinë, ka rikthyer thirrjen e saj për një taksë mbi pasurinë dhe u ka bërë thirrje qeverive të mbyllin boshllëqet tatimore, në analizën e saj më të fundit mbi madhësinë e pasurive jashtë vendit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke u bazuar në punën e akademikëve, përfshirë ekonomistit francez, Gabriel Zucman dhe Observuesin e Taksave të BE-së, Oxfam ka thënë se pasuria totale e mbajtur jashtë vendit është rritur ndjeshëm, duke arritur në 13.25 trilionë dollarë në vitin 2023, që është edhe viti më i fundit për të cilin ka të dhëna.
Këto pasuri sekrete të fshehura nga autoritetet tatimore, kanë rënë ndjeshëm që nga prezantimi në 2016 i një sistemi të ri të shkëmbimit automatik të informacionit mes juridiksioneve.
Por Oxfam vlerëson se mund të jenë ende 3.55 trilionë dollarë të mbrojtura nga taksat, një vlerë që përfaqëson më shumë se 3% të PBB-së globale.
Vlerësime nga studime të mëparshme sugjerojnë se 80% e kësaj pasurie, ose më shumë se 2.84 trilionë dollarë, është ndoshta në pronësi të 0.1% më të pasurve të botës.
Kjo do të thotë se ky grup shumë i vogël njerëzish mban pasuri për të cilat nuk paguan taksa, në vlerë të barabartë me pasurinë totale të gjysmës më të varfër të popullsisë globale.
Kërkimi u publikua për të shënuar 10-vjetorin e publikimit të Panama Papers, një hetim që ekspozoi funksionimin e brendshëm të parajsave tatimore.
Oxfam është pjesë e një fushate globale për të mobilizuar thirrje për një taksë globale progresive mbi pasurinë, përfshirë përmes negociatave në Kombet e Bashkuara mbi një kuadër bashkëpunimi tatimor.
Ajo gjithashtu kërkoi që vendet e Jugut Global të përfshihen në “Standardin e Përbashkët të Raportimit”, sistemin që lejon shkëmbimin e informacionit mes juridiksioneve.