Një aeroplan i Forcave Ajrore të Kolumbisë u rrëzua pak pas ngritjes në jug të vendit, duke lënë të paktën 66 persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, thanë zyrtarët.
Komandanti i forcave ajrore, Carlos Fernando Silva Rueda, tha se në bord ndodheshin 114 pjesëtarë të ushtrisë, si dhe 11 anëtarë ekuipazhi, shkruan BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAvioni, një C-130 Hercules i prodhuar në SHBA që përdorej për transportimin e trupave, u rrëzua pranë qytetit Puerto Leguizamo, në provincën Putumayo.
Punonjësit e emergjencës të dërguar në zonë u panë duke kërkuar në rrënoja për të mbijetuar. Shkaku i rrëzimit ende është nën hetim.
Ministri i Mbrojtjes i Kolumbisë, Pedro Sanxhez, tha se avioni transportues Hercules C-130, i prodhuar nga Lockheed Martin, kishte pësuar “një aksident tragjik ndërsa po ngrihej nga Puerto Leguizamo, duke transportuar trupa të forcave tona të sigurisë”.
Ai e përshkroi incidentin pranë kufirit me Perunë si “thellësisht të trishtë për vendin”.
Municioni që ndodhej në bord shpërtheu si pasojë e një zjarri në avion, shtoi më vonë Sanchez.
Një burim ushtarak i tha agjencisë AFP se 58 ushtarë kishin vdekur, së bashku me gjashtë pjesëtarë të forcave ajrore dhe dy oficerë policie.
Dy burime të tjera ushtarake i thanë Reutersit se 66 persona kishin humbur jetën.
Ky incident ishte një nga aksidentet më vdekjeprurëse në historinë e fundit të Forcave Ajrore të Kolumbisë.
Presidenti Gustavo Petro shkroi në rrjetin social X se “ky aksident i tmerrshëm nuk duhej të kishte ndodhur”.
Në një postim të gjatë, ai fajësoi gjithashtu “problemet burokratike” për vonesat në planet e tij për modernizimin e pajisjeve dhe avionëve të forcave të armatosura.
“Nuk do të lejoj më vonesa të tjera, jetët e të rinjve tanë janë në rrezik”, shkroi ai, pa sqaruar se çfarë mund ta ketë shkaktuar aksidentin”.