Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë zhdukur si pasoj e një shpërthimi të madh në një fabrikë kimike në Kinën lindore të martën, sipas autoriteteve lokale.
Shpërthimi ka shkaktuar zjarr dhe tym të madh, ka dëmtuar dritaret e ndërtesave aty pranë dhe ka nxitur një operacion shpëtimi, raporton CNN.
Incidenti ka ndodhur në një punëtori në qytetin Gaomi, provincën Shandong, disa minuta para mesditës me orën lokale, ka raportuar transmetuesi shtetëror CCTV.
Nuk është dhënë asnjë arsye për shpërthimin.
19 persona të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta, kanë thënë autoritetet lokale në një deklaratë.
Shërbimet lokale të zjarrfikësve dhe të shpëtimit kanë dërguar në vendngjarje 55 automjete dhe 232 personel, ndërsa Ministria e Menaxhimit të Emergjencave ka dërguar një grup pune dhe përforcime shpëtimi, thuhet në një deklaratë të ministrisë.
At least five people have been killed and 19 others injured in a massive explosion at the Shandong Youdao chemical plant in eastern China, according to state media reports.
— TRT World (@trtworld) May 27, 2025
Six people remain missing following the blast as reported by Chinese state broadcaster CCTV and the… pic.twitter.com/L0fhVJmqD7