Botë

Të shtëna në një bazë ushtarake amerikane, 5 ushtarë të plagosur

baza

Pesë ushtarë janë plagosur të mërkurën në bazën ushtarake “Fort Stewart” në Georgia. Një person është arrestuar. 

Baza është mbyllur pasi u njoftua për të shtënat me armë zjarri, në fazën zyrtare të bazës ushtarake.

Në njoftimin e bazës thuhej se i gjithë personeli në zonën e mbyllur duhet të qëndronte brenda dhe të mbylleshin dyert e dritaret.

Zyrtarët kanë thënë se nuk ka më rrezik për të tjerët pas arrestimit të të dyshuarit. Nuk dihet ende motivi i tij.

Kjo bazë ushtarakë stërvit dhe dislokon njësi aktive dhe rezervistë të ushtrisë.

I dyshuari që plagosi 5 ushtarët amerikanë, është edhe vetë ushtar

6 o. më parë / 6 gus 2025 22:45
ushtari amerikan

Një ushtar i Ushtrisë amerikane ka hapur zjarr ndaj ushtarëve të tjerë në bazën ushtarake “Fort Stewart” të mërkurën, duke plagosur pesë prej tyre.

Zyrtarët kanë njoftuar më vonë se ushtari Quornelius Radford kishte shtënë me armën e tij personale dhe kishte cak kolegët e tij, raportoi BBC. 

Komandanti i Divizionit të 3-të të Këmbësorisë, John Lubas, ka thënë se sulmuesi i dyshuar ishte ushtar në detyrë dhe se arma nuk ishte e ushtrisë, andaj zyrtarët po hetojnë se si ka mundur ta fusë në bazë.