Rrjeti i Lajmeve të Republikës Islamike të Iranit, pjesë e transmetuesit shtetëror të televizionit të Iranit, thotë se është sulmuar nga Izraeli, sipas raportimeve në Reuters.
Kjo vjen pas kërcënimeve të bëra më herët të hënën nga ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i cili ka thënë se transmetuesi shtetëror është "gati të zhdukej".
"Megafoni i propagandës dhe nxitjes iraniane është gati të zhduket. Evakuimi i banorëve të afërt ka filluar", ka deklaruar Katz, duke iu referuar urdhrit të evakuimit të lëshuar më parë për pjesë të Distriktit 3 të Teheranit.
Izraeli e ka konfirmuar sulmin ndaj mediumit shtetëror iranian.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha se sulmi ndodhi “pas një evakuimi të banorëve lokalë”, duke shtuar se Izraeli do ta “godasë diktatorin iranian kudo që të jetë”.
📹 The Israeli army released footage of its strike on Iran’s state TV headquarters in Tehran
💢 Despite the attack, Iranian state television resumed broadcasting shortly after, using alternate studios https://t.co/VZ704z1cu4 pic.twitter.com/4APOJvRqkl
