Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 shkallësh ka goditur bregdetin e shtetit të Chiapas në Meksikë dhe ka nxitur paralajmërim për cunami.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tërmeti ka ndodhur në thellësi prej 10 kilometrash.
Në paralajmërim është thënë se valë “të rrezikshme” janë të mundshme brenda 300 kilometra nga epiqendra e tërmetit.
Dëshmitarët kanë treguar se edhe Guatemala është lëkundur.
Nuk është raportuar për viktima apo dëme materiale.
Artikuj të ngjashëm