Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Yamali do të jetë i gatshëm për finale

Lamine Yamal

Lamine Yamal do të jetë i gatshëm për sfidën finale ndaj Argjentinës dhe pritet ta nisë ndeshjen nga minuta e parë. 

Sulmuesi i ri i Spanjës mungoi në stërvitjen e së enjtes për shkak të disa shqetësimeve muskulore. 

Sipas raportimeve të fundit nga mediumet spanjolle, Yamali është rikuperuar plotësisht dhe është në formë të mirë fizike. 

Edhe mbrojtësi i krahut Pedro Porro mungoi në stërvitjen e së enjtes për shkak të shqetësimeve muskulore. 

Por edhe Porro pritet të jetë i gatshëm për finale. 

Ylli i Barcelonës, Yamal, e ka një gol të shënuar deri më tani në Botëror. 

Edhe Yamal dhe Porro mungojnë në stërvitjen e Spanjës Botërori 2026 1 d. më parë Yamal dhe Porro mungojnë në stërvitjen e Spanjës

Kishte shënuar gol në fitoren 4:0 të Spanjës ndaj Arabisë Saudite në fazën grupore. 

Finalja e madhe e Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës luhet të dielën nga ora 21:00.