Të paktën 19 persona kanë vdekur dhe më shumë se 200 të tjerë janë lënduar si pasojë e një tërmeti me magnitudë 7,8 ballësh në det të hapur në Filipinet jugore të hënën.
Tërmeti ka shkaktuar edhe një cunami prej 1 metri në brigjet e afërta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDisa ndërtesa janë shembur dhe infrastruktura kyç ka pësuar dëme në qytetin e General Santos, dhe dëme nga cunami u raportuan në të paktën një fshat bregdetar. Valë më të vogla u matën në Indonezi dhe Palau dhe deri në Japoninë jugore.
"Është një tërmet i madh dhe ne presim dëme”, ka thënë për Associated Press, Teresito Bacolcol, drejtor i Institutit Filipinez të Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë.
Tërmeti më i fortë që ka goditur Filipinet këtë vit ishte i përqendruar në det pranë ishullit Mindanao në një thellësi prej 33 kilometrash, rreth 32 kilometra në jugperëndim të qytetit Maasim në provincën Sarangani, sipas Bacolcol.
General Santos, një qytet port me më shumë se 700,000 banorë që është një qendër industriale, ishte ndër më të goditurit.
Presidenti filipinas, Ferdinand Marcos Jr., ka thënë se "qeveria kombëtare po lëviz dhe ne nuk do ta lëmë pas Mindanaon".
Earthquake in General Santos City, The Philippines on June 8, 2026 pic.twitter.com/ye8LHYwVzB
— Noypi (@noypistuff) June 8, 2026
EARTHQUAKE DURING FLAG CEREMONY
— Whale | Decentra👀 (@whale_decentra) June 8, 2026
A magnitude 7.8 earthquake shook Mahayahay Elementary School in Malita, Davao Occidental while a flag ceremony was being conducted.#Earthquake #Philippines 🇵🇭😭🫨 pic.twitter.com/WDfDeArEKC
Shkon në të paktën 32 numri i të vdekurve nga tërmeti në Filipine
Ka shkuar në të paktën 32 numri i të vdekurve si pasojë e një tërmeti me magnitudë 7,8 ballësh që ka goditur Filipinet jugore të hënën.
Tërmeti ka goditur rreth orës 07:37 me kohën lokale, duke shkaktuar edhe alarm për cunami në Filipine, Indonezi, Japoni dhe Australi. Disa prej tyre janë anuluar në orët e mëvonshme.
Pamjet e publikuara të momentit kur ka ndodhur tërmeti, tregojnë ndërtesa duke u shembur dhe njerëz të frikësuar.
Më shumë se 100 njerëz kanë mbetur të lënduar në disa provinca të vendit, një numër i madh janë të zhdukur dhe 10,000 banorë janë evakuuar.