Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në përditësimin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë, ka procesuar mbi 11% të vendvotimeve të numëruara në Qendrat Komunale të Numërimit.
Në Partinë Demokratike të Kosovës, aktualisht po kryeson kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, me 11 mijë e 498 vota.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas tij, renditet Përparim Gruda me 7 mijë e 158 vota. Në vendin e tretë si më i votuari në këtë parti aktualisht, është Arian Tahiri me 6 mijë e 419 vota.
I katërti aktualisht është Uran Ismaili me 5 mijë e 688 vota. Vlora Çitaku është e pesta me 3 mijë e 865 vota. Pas Çitakut, kandidatja Sala Jashari ka 3 mijë e 785 vota.
Kandidati i PDK-së për deputet, Elmi Reçica aktualisht është i shtati me 2 mijë e 967 vota. Pas tij është Arben Mustafa me 2 mijë e 945 vota, pastaj Ganimete Musliu me 2 mijë e 827 vota ndërsa e dhjeta Arbnora Salihu me 2 mijë e 487 vota.