Testet e reja tregojnë se Alexei Navalny është helmuar, ka deklaruasr e veja Yulia Navalnaya. Ajo fajëson Putinin për vdekjen e tij.
Navalnaya ka pohuar se dy teste laboratorike, të kryera në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra, tregojnë se burri i saj është helmuar para vdekjes.
Në një video në YouTube, ajo kujtoi me detaje letrën e fundit nga burri i saj, një ditë para vdekjes së tij në një koloni penale në Rusi, dhe ditët e tij të fundit në paraburgim, duke detajuar mungesën e reagimit të autoriteteve ndaj raporteve të tij të para se ishte keq.
Ajo gjithashtu tregoi fotografi nga brenda qelisë ku ai ishte sëmurë.
Në video, ajo shpjegoi se "në shkurt të vitit 2024, ne ishim në gjendje të merrnim dhe të transferonim në mënyrë të sigurt mostra biologjike të Alexei jashtë vendit" dhe "laboratorët në të paktën dy vende i testuan në mënyrë të pavarur ato mostra".
"Laboratorët në dy vende të ndryshme arritën në përfundimin në mënyrë të pavarur: Alexei u vra, domethënë, u helmua", ka thënë ajo, pa ofruar prova të mëtejshme mbështetëse.
"Unë kërkoj që laboratorët që kryen analizat të publikojnë rezultatet e tyre", ka thënë ajo. Unë pohoj se Vladimir Putini është përgjegjës për vrasjen e burrit tim, Alexei Navalny”.\
“Mos e kënaqni Putinin për disa ‘konsiderata’ më të larta. Nuk mund ta qetësoni. Ndërsa heshtni, ai nuk ndalet”, ka shtuar ajo.