Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tetë migrantë të vdekur teksa përpiqeshin të shkonin nga Franca në Angli

Deti

Foto: Ilustrim

(Artikull i përditësuar) - Tetë persona kanë vdekur gjatë natës teksa janë përpjekur të kalonin kanalin nga Franca në Angli, sipas zyrtarëve në Francë.

Ekipet e shpëtimit ishin alarmuar sapo që barka kishte pasur telashe në ujërat veriorë të Kanalit Anglez, rreth mesnatës, sipas kohës lokale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Barka kishte rreth 50 persona në bord dhe kishte nisur të zhytej në ujë jo larg brigjeve.

Incidenti i së dielës ndodhi një javë pasi 12 persona, përfshirë gjashtë fëmijë dhe një grua shtatzënë, vdiqën në një barkë që barte dhjetëra migrantë në brigjet franceze.

Incidenti i 3 shtatorit ishte më vdekjeprurësi në kanalin anglez sivjet.