Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tetë të vdekur pas rrëzimit të një avioni ushtarak amerikan

av ion

Tetë persona, përfshirë dy punonjës të Boeingut, kanë humbur jetën pasi një avion luftarak B-52 i Forcave Ajrore të SHBA-së u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga Baza Ajrore Edwards në jug të Kalifornisë.

Ngjarja ndodhi të hënën derisa avioni ishte në një rutinë testimi. Rrëzimi shkaktoi re të madhe tymi të zi që mund të shihej nga kilometra larg.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot, Baza Ajrore Edwards përjetoi një tragjedi të tmerrshme dhe ne humbëm tetë amerikanë të shkëlqyer”, tha koloneli James Hayes, duke i përshkruar ata si një “ekuipazh të përzier ushtarakësh, civilësh qeveritarë dhe kontraktorësh të qeverisë”.

Baza kishte deklaruar më herët se të dhënat fillestare tregonin se nuk kishte të mbijetuar nga aksidenti.

Sipas Hayes, aksidenti ishte “plotësisht i kufizuar” brenda Bazës Ajrore Edwards, në pistën e ngritjes dhe uljes, ndërsa aktivitetet në bazë janë pezulluar përkohësisht.

Ai shtoi se bombarduesi B-52 po mbështeste programin e modernizimit të radarëve të bazës dhe u rrëzua menjëherë pas ngritjes, duke u përfshirë nga flakët.