Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Apple hetohet nga Italia

Apple

Autoriteti italian i konkurrencës ka njoftuar se ka hapur një hetim ndaj Apple lidhur me respektimin e detyrimeve për ndërveprueshmëri, sipas Aktit për Tregjet Digjitale të Bashkimit Evropian, raportoi të hënën Reuters.

Sipas rregullave të DMA-së, Apple është e detyruar të sigurojë që ofruesit e tjerë të shërbimeve cloud për konsumatorët të mund të ndërveprojnë në mënyrë efektive dhe pa pagesë me komponentët harduerikë dhe softuerikë të kontrolluar përmes sistemeve operative iOS dhe iPadOS. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjithashtu, këta ofrues duhet të kenë qasje të barabartë me shërbimin cloud të vetë kompanisë, iCloud.

Në një deklaratë zyrtare, autoriteti italian tha se ka prova që ofruesit e tjerë të shërbimeve cloud nuk ndodhen në të njëjtën pozitë si iCloud, pasi nuk duket se kanë qasje në të njëjtët komponentë që përdoren ose vihen në dispozicion për shërbimin e Applet.

Ky është hetimi i parë i nisur nga rregullatori italian në kuadër të Aktit për Tregjet Digjitale, i cili u jep autoriteteve kombëtare të konkurrencës të drejtën të kryejnë hetime paraprake mbi zbatimin e rregullave.

Autoriteti italian bëri të ditur se rezultatet e hetimit do t’i përcillen Komisionit Evropian, i cili ka kompetencën për të marrë vendime përfundimtare në kuadër të zbatimit të DMA-së.

Rasti mund të ketë ndikim të rëndësishëm në mënyrën se si Apple ofron qasje në ekosistemin e saj digjital dhe në konkurrencën mes ofruesve të shërbimeve cloud në tregun evropian.