Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tetë të vdekur përfshirë një foshnje, nga përplasja e një autobusi në Turqi

Aksident

Tetë persona kanë mbetur të vdekur, përfshirë një foshnje 9-muajshe në Turqi, pasi një autobus është përplasur dhe është përfshirë nga flakët të dielën në mëntgjes. 

Autobusi, në pronësi të Pamukkale Tourism, është përplasdur me barrierat e autostradës në provincën Denizli në orën 1:40 të mëngjesit sipas kohës lokale, ndërsa mbante 38 pasagjerë dhe tre anëtarë të stafit, të cilët po udhëtonin nga Izmiri në qytetin mesdhetar të Antalyas, raporton AP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rreth 33 persona kanë mbetur të lënduar në incident. Midis të vdekurve ishin shoferi 50-vjeçar dhe babai i foshnjës.

Imazhet e pasojave të përplasjes tregonin kornizën e djegur të autobusit pranë rrugës.

E shtuna ishte dita e fundit e Kurban Bajramit. Gjatë festës zakonisht ndodh një rritje e aksidenteve rrugore në të gjithë Turqinë, pasi njerëzit udhëtojnë për të vizituar familjen dhe për të bërë pushime.