Vrasja e tri grave të reja argjentinase, tortura ndaj të cilave u transmetua drejtpërdrejt në një grup privat në Instagram nga trafikantë droge, ka tronditur një vend që nuk ka parë nivele kaq ekstreme të dhunës.
Brenda del Castillo 20 vjeçe, Morena Verdi 20 dhe Lara Gutierrez 15 vjeçe, u zhdukën të premten pasi u joshën drejt një shtëpie në Buenos Aires nga një premtim se do të paguheshin nga 300 dollarë për pjesëmarrje në një “festë seksi”.
Por, autoritetet thonë se ato u morën dhe torturuan nga trafikantët të cilët e transmetuan direkt abuzimin për 45 persona në grupin privat në Instagram, para se t’i vrisnin dhe t’i varrosnin me qese plastike jashtë shtëpisë, raportoi Guardian.
Hetuesit besojnë se trafikantët e drogës planifikuan vrasjet si ndëshkim dhe hakmarrje pasi një prej vajzave vodhi një pako kokainë nga një prej trafikantëve.
Autoritetet deri tash kanë arrestuar dy burra dhe dy gra. Dy prej tyre dyshohen se u punësuan nga grupi kriminal për pastrimin e vendit pas vrasjeve.
Rastet tronditëse kanë nxitur protesta në Argjentinë me kërkesën për drejtësi.