Të paktën tre persona janë plagosur nga të shtënat me armë në Times Square të New York City-t të shtunën në mëngjes, raportoi The Guardian.
Departamenti i policisë së New Yorkut ka njoftuar se një 17-veçar dyshohet se i ka qëlluar viktimat.
Autoritetet kanëë bërë të ditur po merrte në pyetje i dyshuari, i cili po mbahet në paraburgim, por ende nuk është ngritur asnjë akuzë.
Të shtënat ndodhën rreth orës 1:20 të mëngjesit në West 44th Street dhe 7th Avenue, tha një zëdhënës i NYPD-së.
Në mesin e të plagosurve janë një 18-vjeçare, një 19-vjeçar dhe një 65-vjeçar.
Të tre janë dërguar në spitalin Bellevue dhe janë në gjendje të qëndrueshme.
Të shtënat ndodhën si pasojë e përplasjes verbale midis autorit të ngjarjes dhe një prej viktimave, sipas policisë.