Botë

Tre të vdekur në plazhet e Ukrainës nga shpërthimi i minave detare

Ukraine

Të paktën tre pushues kanë mbetur të vdekur nga një shpërthim që ka ndodhur nga minat detare në plazhet turistike të njohura në Ukrainën jugore. 

Shpërthimet kanë goditur zonën turistike të Zatokës në Detin e Zi rreth orës 11:30 të mëngjesit të së dielës, duke shkaktuar tronditje tek turmat e pushuesve.

Porti lokal Dumskaya ka raportuar se viktimat, një grua dhe dy burra po notonin kur dy pajisje shpërthyese shpërthyen rreth 50 metra larg bregut.

Shefi rajonal i Odesës, Oleh Kiper, ka konfirmuar rastin duke thënë se "të gjithë janë vrarë nga pajisjet shpërthyese ndërsa notonin në zona të ndaluara për rekreacion”.

Policia ka thënë se një burrë vdiq në Karolino-Buhaz, ndërsa burri dhe gruaja tjetër vdiqën në Zatoka.

Të dy vendet ndodhen brenda komunitetit Karolino-Buhaz në rrethin Bilhorod-Dnistrovskyi, zona që janë zyrtarisht të mbyllura për not për shkak të rrezikut të minave që vijnë nga fronti i luftës.

Hetuesit, ekspertët e çmontimit të bombave dhe ekipet e shpëtimit po kërkojnë tani në bregdet për më shumë pajisje.

Pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura, vetëm dy vende për larje në rajonin e Odesës janë zyrtarisht të hapura, plazhi qendror i qytetit në Chornomorsk dhe një në Primorske, distrikti Izmail.