Botë

Trump e quan të gabuar përjashtimin e Rusisë nga G7

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se përjashtimi i Rusisë nga G7 ishte veprim i gabuar.

Këto deklarime Trump i bërë gjatë takimit me homologun kanadez, Mark Carney.

Për largimin e Vladimir Putinit nga dikur G8, Trump tha se presidenti rus ishte ofenduar shumë, ka raportuar BBC.

Duke folur për Kinën, Trump tha se nuk ide e keqe që edhe Kina t'i bashkohet këtij grupi.

Trumpi s’do ta nënshkruajë dokumentin e G7 për situatën mes Izraelit e Iranit

3 o. më parë / 16 qer 2025 21:12
Donald Trump

Photo: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk e ka ndërmend ta nënshkruajë një deklaratë të përbashkët që bën thirrje për deeskalim të situatës mes Izraelit dhe Iranit. Kjo deklaratë është hartuar nga udhëheqësit e G7 në Kanada, ka raportuar CNN, ndonëse u tha se zyrtarët e shteteve shpresuan se Trump do ta nënshkruante.

Draft-deklarata, që është përkrahur nga zyrtarët evropianë në Samit, thotë se “Izraeli ka të drejtë të mbrohet dhe se Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore”.

Vendimi i Trumpit për të mos e nënshkruar deklaratën krijoi përçarje të menjëhershme me homologët e tij.

Zyrtarët evropianë, të udhëhequr nga presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri britanik, Keir Starmer, shpresonin të arrinin një konsensus mes udhëheqësve mbi situatën aktuale në Lindje të Mesme, së bashku me organizatorin e samitit, kryeministri kanadez, Mark Carney.