Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Irani ka kërkuar një pauzë 7-ditore për ndalimin e sulmeve ndaj objekteve energjetike, teksa ai ka vendosur ta zgjasë këtë periudhë në dhjetë ditë.
Trumpi ka bërë të ditur për “Fox News” se kërkesa ka ardhur përmes kanaleve diplomatike dhe, sipas tij, pala iraniane ka qenë “shumë mirënjohëse” për këtë vendim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka shtuar se bisedimet mes dy vendeve po zhvillohen dhe, sipas vlerësimit të tij, po shkojnë “relativisht mirë”.
“Ata kërkuan shtatë ditë, unë ju thashë se do t’ju japë 1- sepse ata më dhanë anije. E dini, folëm për tetë anijet, për ‘dhuratën’ për të cilën fola ditën tjetër”, ka thënë Trumpi.
Më herët gjatë ditës, Trumpi ka njoftuar edhe për zgjatjen e një pauze ekzistuese për sulmet ndaj infrastrukturës energjetike iraniane. Fillimisht e paraparë të zgjaste pesë ditë dhe të përfundonte së shpejti, kjo pauzë tashmë është shtyrë në dy javë, duke mbetur në fuqi deri më 6 prill.