Fanella e veshur nga Diego Maradona me Argjentinën kur i shënoi golat ndaj Anglisë, që u quajtën “Dora e Zotit” dhe “Goli i Shekullit” në Botërorin 1986, është shitur në ankand për 8.48 milionë euro.
Edhe pa rëndësinë historike, kjo fanellë ka qenë shumë e veçantë.
Argjentina e udhëhequr në atë kohë nga Carlos Bilardo, nuk kishte alternativë tjetër përveç se të luante me fanellat e kaltra të mbyllëta.
Argjentinasit kishin veshur fanellën e kaltër për 1/8 e finales ndaj Uruguait. Por, ishte fanellë shumë e vështirë për të luajtur me të, pasi rëndohej shumë kur djersitej.
Pak para çerekfinales me Anglinë, përzgjedhësi Bilardo kishte dërguar në Mexico City disa punonjës për të zgjedhur fanellat më të mira të kaltra të mbyllëta nga kompania “Le Coq Sportif”.
Edhe
40 vjet nga goli i Maradonës që njihet si “Dora e Zotit”
Dhe Maradona, i cili vdiq në vitin 2020, e kishte bërë zgjedhjen e fanellës duke thënë se “me këtë fanellë do t’i mposhtim anglezët”.
Këto fanella nuk e kishin emblemën e Argjentinës dhe u desh improvizimi. Emblema e Argjentinës u qep.