Botë

Trump: Izraeli ka pranuar planin fillestar të tërheqjes së trupave

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se Izraeli ka rënë dakord për tërheqjen e trupave “në vijën fillestare të tërheqjes”. 

Në një postim në “Truth Social”, Trump ka thënë se kur Hamasi ta konfirmojë “armëpushimi do të hyjë menjëherë në fuqi”. 

Vijës fillestare të tërheqjes, Trump duket se po i referohet vijave të ndryshme të tërheqjes së trupave në një hartë që ishte publikuar nga Shtëpia e Bardhë më herët së bashku me planin e paqes 20 pikësh që është propozuar nga SHBA-ja. 

“Shkëmbimi i pengjeve dhe të burgosurve do të fillojë dhe ne do të krijojmë kushte për fazën e tërheqjes”, ka shkruar Trump. 

Nëse plani i paqes ndjek kufijtë që ishin në hartën e publikuar nga Shtëpia e Bardhë, atëherë tërheqja fillestare e ushtrisë izraelite do ta linte Gazën rreth 55 për qind të pushtuar, sipas “BBC”. 

E në një postim në Telegrami, Hamasi ka thënë se Izraeli po vazhdon të kryejë "krime të tmerrshme e masakra".