Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të dielën për NBC News se Ngushtica e Hormuzit është e hapur për trafik komercial, pavarësisht se Irani më parë kishte pretenduar se e kishte mbyllur rrugën ujore "deri në njoftim të mëtejshëm" pas përshkallëzimit të fundit në luftime.
Trumpi ka thënë se iranianët janë njerëz të sëmurë, të cilët sipas tij, hoqën dorë nga gjithçka që u dakordua mes dy vendeve ditë më parë.
“Është e hapur. I bombarduam rëndë mbrëmë. Janë njerëz shumë, shumë të këqij dhe të sëmurë. Patëm takime me ta... dje ranë dakord për një marrëveshje, një marrëveshje të përsosur për ne. As armë bërthamore, as kjo, as ajo, asgjë fare. Ata hoqën dorë nga gjithçka, por më pas dolën nga dhoma dhe, brenda një ore, lëshuan një dron kundër një anijeje”, ka thënë Trumpi.
Deklarata e tij vjen pas përshkallëzimeve të fundit mes SHBA-së dhe Iranit, të cilat kanë sulmuar njëra-tjetrën edhe të dielën.
SHBA-ja ka sulmuar Iranin si kundërpërgjigje për një sulm iranian ndaj një anijeje në Ngushticën e Hormuzit.
Ndërkaq Irani është kundërpërgjigjur duke sulmuar disa vende të Gjirit, përfshirë Bahreinin, Kuvajtin, Katarin dhe Omanin.
SHBA-ja kryen sulme të reja ndërsa Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit
Paqëndrueshmëria në Lindjen e Mesme vazhdoi edhe të dielën, ndërsa ushtria amerikane ndërmori sulme të reja...-
Trumpi këmbëngul se Ngushtica e Hormuzit do të hapet pa pagesë
-
SHBA-ja do që Irani të zotohet për ndalimin e sulmeve ndaj anijeve në Hormuz
-
Ngrihet çmimi i naftës pas deklaratës së Trumpit, paralajmërohet edhe mbyllja e Hormuzit
-
Trump: Irani na ka thënë se s’po kërkohen taksa për anijet që kalojnë në Hormuz
-
Rifillon kalimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit