Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara “as nuk e kanë nisur ende shkatërrimin e asaj që ka mbetur në Iran”, duke përsëritur zotimet për të rritur intensitetin e sulmeve ndaj infrastrukturës së vendit, raporton Reuters.
Në një postim në rrjetin social “Truth Social”, presidenti amerikan ka bërë të ditur se radhën për t’u sulmuar e kanë urat dhe centralet elektrike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ushtria jonë, më e madhja dhe më e fuqishmja (deri tani) në botë, ende nuk ka filluar të shkatërrojë atë që ka mbetur në Iran. Radhën e kanë urat, pastaj centralet elektrike! Udhëheqja e re e regjimit e di çfarë duhet bërë dhe kjo duhet bërë shpejt!”, ka shkruar Trump.
Komenti i Trumpit u bë kohën kur dhjetëra shtete po kërkojnë mënyra për të rifilluar furnizimet jetike me energji përmes Ngushticës së Hormuzit, rrugë detare kyç për naftën botërore.
Gati pesë javë pas fillimit me një sulm ajror të përbashkët SHBA-Izrael, lufta në Iran vazhdon të përhapë kaos në të gjithë rajonin dhe të tronditë tregjet financiare.